Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Kërmijtë

Sot, ndryshe nga çdo ditë, u zgjova vonë. Jo se me flihej, por kisha frike të shkoja tek e perditshja ime. E dija prej të djeshmes se dita do të ishte jo e zakonshme, por e vështirë.
Megjithate, i dhashe trupit përpara duke e ngjallur me ujin e nxehtë të dushit. Nuk e di pse pjesën tjetër të asaj që vjen pas, po e përmbushja si me shpejtësi.
E marrtë dreqi! Thashë me vete, pa zë!
“U zgjova vonë dhe dola nga shtëpia si çdo ditë. Herët. As vonë, as në kohë…
Çdo veprim tjetër që shoqëroi hyrjen time në sallë u krye si çdo herë, si çdo ditë më parë.
I dhashë çelësit një të rrotulluar dhe hapa derën e përditshmërisë. E çuditshme, nuk po e pengoja veten të ndiqte rutinën. Dola në sallë. Te njëjtit njerëz me të njëjtat batuta mëngjezore.
I pashë sërish përreth dhe mu dukën pak. Dikush do të mungonte dhe unë e dija. Nuk e hodha veshtrimin nga cepi i tij. E ktheva koken nga te tjerët. Bosh! Pak! Nuk e di pse, nuk po hyja më në zyrë. Doja të shihja më shumë. Ndoshta për shkak të asaj që ndjeva ne mëngjez.
Dita rrodhi siç e mendova. E rrallë. Duke u perpjekur per zgjidhje ndërkohë që të gjithë më fshiheshin.
Më lanë vetëm! I thashë vetes. Pse?
Unë nuk jam kështu.
Dola jashtë. I thirra, por askush nuk u përgjigj.
Ndoshta nuk thirre fort sa duhet, i thashë vetes. Provoje perseri!
Thirra përsëri, më fort.
Çudi. Asgjë, asnjë.
Dikush që kaloi dhe më dëgjoi, shtoi hapat me një letër në dorë.
Mbase, i shkreti, po vrapon per dreken e tij, se ne kete ore nuk ka shume gjera ne kantine.
Po rrija pa levizur tek dera ime. Po prisja qe njerëzit te ktheheshin nga dreka. Asnjë.
Kaloi kohë dhe hodha sytë nga telefoni për të parë orën.
Ata duhet të ishin ketu, çfarë ka ndodhur?
E thashë me zë dhe u degjua jehona ne sallën bosh…kumboi fort në boshllëkun e cepit ku e dija se ai nuk do të ishte.
Do iki dhe unë! E dija se kjo nuk ishte ditë si gjithë të tjerat. Ika…
Teksa dilja, filloi të binte shi. Nuk kisha çadër dhe u struka te hyrja. Prita ca. Pak më pak seç zgjati pritja tek dera ime.
Pushoi shiu….
Rruga për tek makina kalon në një rrugicë me barishte të njoma. Po ecja aty dhe per çudi kishin dalë kërmijtë. A e di se kërmijtë dalin pas shiut?
Ndalova nje çast. Kisha kohe pa parë kërminj.
Çuditshëm ata po zvarriteshin drejt makinave.
Po po, drejt makinave te atyre që i kërkova gjithë ditën.
Kur dhe unë iu afrova times, ata ndaluan dhe u kthyen nga unë. Zgjatën brirët e tyre e më matën me njësi distance. Kuptova se ajo ditë ndryshonte pikërisht sepse isha unë dhe ata.
Çfarë po ndodh, mendova?
Kërkova njerëzit dhe ata m’u fshehen. Tani që po iki, ata m’u shfaqën, duke u zvarritur madje, kërmij të pas-shiut!

Dreq! Jam duke kthyer shishen e birrës e mendova se po i shkruaja një miku. Cfarë dite!
Po i shkruaj vetes…

*Ardhur prej së largu, kortezi e një shpirti të strukur në dritë!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: