Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Kështjella mbi krye

Teksa kaloja në rrugën më të re, të hapur rishtazi brenda qytetit të vjetër, më zuri syri disa tablo me portrete vajzash. Me një kënd të shkarë shikimi i pashë në ecje e sipër gjithsecilën prej tyre. Mirëpo instikti më nxiti të kthehem e t’i shikoj më mirë, më pranë. Gjithsecila prej tyre kishte, në vend të kurorës, një kështjellë mbi krye. Dama krahinash të ndryshme, jo detyrimisht mbretëresha të tyre! Ç’është e vërteta, ky mund të jetë një përfundim i nxituar…
A nuk është vajza ajo e cila nxit babain në luftën e jetës për një ditë më të mirë? A nuk është gruaja ajo që nxit shokun e jetës për një strofë më të gjerë, për oborre më të mëdha e mure më të larta? A nuk është nëna ajo që rrit fëmijën që më pas dhe ai të zgjerojë, të ndërtojë oborre të tjerë, mure më të lartë?
A nuk zgjerohen kështu, kaq natyrshëm, kufijtë e jetës së familjeve të vogla që vinë rreth e rreth një vajze, herë me përparëse, herë jo, por përherë me përgjegjësi?
Po, po, secilës i takon më së miri të ketë një kështjellë mbi krye, e të jetë mbretëresha ndër to!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: