Kështu, më mirë

Kur humbet dikë, të cilin je i qartë se do ta duash sa kohë të jesh gjallë e se do të të dojë po aq, pak rëndësi kanë arsyet a mënyrat, sapo i ke krijuar vetes një gropë të vogël në thellësi të shpirtit, të mjaftueshme për të rënë a penguar çdo ditë.
Kur humbet dikë aq të shtrenjtë sa dhe vetja jote humbet një pjesë të kuptimit të saj, hijen që ai lë pas e shpërfill në një mënyrë të dhimbshme.
Ekziston mundësia që dikush ta zërë vendin e hijes, ekziston. Mjafton të përputhen konturet e jashtme dhe hija mbulohet. Të mbulosh një hije mjafton dashamirësia e një kompromisi të përjetshëm me veten: Çfarë humbi, humbi përgjithmonë, tashmë duhet jetuar e përditshmja.
Kur humbet dikë me të cilin je i detyruar të jetosh përjetësisht së brendshmi, është sikur të jesh duke jetuar dy jetë; apo dhe një të dyzuar. Është e lodhshme, shumë e lodhshme, por më mirë kështu se të mos e kishe dashur kurrë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.