Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

“Kismeti”

Isha i vetem sonte, e si cdo vetmi mu be mike nje gote raki,
Qendruam gjate duke u shikuar, heshturazi thuajse u kuptuam.
Numerova te miat pengje, pikepyetje e vet-denime,
S’di se si me shkoi mendja te nena ime.
Kur isha i vogel shpesh e degjoja qe “kismet” me thosh’ e une mendoja:
-C’nevoje kemi per kismetin, kur kemi vullnetin?

Isha i vogel, naiv e pak i ditur,
Rreth jetes e mbijeteses pak kisha arritur.
Mendoja se mjaftonte “ta doja” e te luftoja,
Gjithshka do te ish’ sic e kisha pritur.

Ndodhi qe u rrita dhe une si te tjeret,
Mesova per jeten – ate te verteten,
Mesova per vdekjen – ate te verteten.
E mu desh kjo e fundit per te kuptuar se
“Kismeti” nuk kish’ qene aq i pacmuar!

Mu desh kjo nate dhe une tek ecja vijave te bardha,
Mu deshe ti kale i terbuar, qe me ngjave papritur ne asfaltin e ndritur,
aty ku “kismeti” te kish’ therritur.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: