Koha e një jete

Kur ndërruam banesë për herë të fundit, agjensia e shërbimit të transportit kishte ngatërruar një prej dërgesave. Për ironi të fatit, marrësi i gabuar qëlloi të ishte një qeraxhi shakator, i cili i mori të gjitha e ktheu pas veç një kuti kartoni. Përfaqësuesit e agjensisë u përpoqën shumë ta gjenin, por ai qe zhdukur, ashtu siç zhduket një klloun shakator. Si përfundim, nga ajo dërgesë mbërriti tek unë veç ajo kuti kartoni.
Në kuti kishte letra dhe asgjë tjetër veçse letra! Letra të shkruara, të pikturuara, letra bosh, letra të zhgarravitura. E pra, nuk pati lumturi më të madhe për mua! Ishin letrat e një jete! Letra të hedhura në kosh e të nxjerra prap. Letra të dala nga xhepa të shpuar, letra që kishin mbajtur formën e kuletave, letra që ishin shndërruar në aeroplanë, letra që kishin ngritur vela e kishin marrë detra e oqeane mbarë. Letra që kishin tharë lot, letra të puthura plot buzëqeshje!
Koha e një jete peshonte mbi këto letra!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.