Konflikt

Ngatërrueshëm përcillem çast pas çasti,
Kam humbur,
Duhet durim.
Kam pësuar.
Duhet durim.
Jam ngatërruar në labirinthe të mendjes sime,
Jam gjendur në lëmshin e fillit të çuar dëm.
Unë jam e gjitha gabim.
Duhet mirësi.
Jam vetë lëmshi që vërshon në labirinth.
Duhet durim për të shuar këtë konflikt.
Jam unë kundër Unit tim!
Duhet durim.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.