Korrespondenca

Ka kaq shumë bukuri në këtë botë, aq sa t’ia vlejë gjumi e zgjimi përsëri.
Veç në kaq det sa shohim unë e ti, gjen një botë me histori.
Fjalë të shkruara, të shuara; përqafime të shkrumbuara, të fotografuara.
Letra që janë tretur, letra që kanë mbërritur, letra që kanë mbetur.
Shpirtra që kanë jetuar; e po ke jetuar prej së vërteti,
S’të harron deti!
Në xhepat e tij ka plot si ti; një letër pa zarf, pa adresë.
Një korrespondencë prej së cilës gjithmonë në fund diçka do të mbesë.
Sikur dhe veç një rresht shpresë!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.