Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Kujdesem

Kujdesem unë për ty,
Në mungesë të plotë arsyesh të vlefshme,
Kujdesem unë për ty,
Paçka se asgjë nuk merret as nuk jepet,
Kujdesem unë për ty,
Sepse ç’ka është dhënë për tu bërë,
As nga dheu nuk tretet.
Kujdesem unë për ty,
Sepse ka fuqi të panjohura për mua,
Që më rëndojnë pas shpine,
Sepse ka fjalë të gërvishtura nën lëkurë,
Që gërthasin në brendi të shpirtit.
Unë kujdesem për ty!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: