Kush te doje, te me korrigjoje!

I dashur, po te shkruaj sot se jam e bindur se per vajzat eshte shpejt. Shpejt te degjojne per kete rrokullime mendimi qe po me c’ekuilibron dita-dites. Kjo bote ka marre per ters, prej mbremjes e ne mengjes. E nisem fillin t’u e thurr prej “hic-it”, vec dhé, qiell, peme, uje e re. E prej dheut e ujit nisem gurin, prej gurit shtepine, pallatin, fabriken. Prej fabrikes nisi rruga e gjate e zhvillimit; letra, plastika, energjia, etj. etj. U terbuam si ne nje adoleshence te zjarrte pas ekranesh, paketimesh me ngjyra; u dehem si te etur pas informacionit, lajmit, vizionit; vizionit te perbotshem; pushtimit fizik te cdo sendi, nje cope vendi.

E tani, ende te pangopur, me uri te pashuar kemi nisur te degjojme se: plastika eshte e demshme (hartohen ligje per ta kufizuar perdorimin e saj), teknologjia po tkurr shoqerine, po e kerrus ne nje zgaver erresire; informacioni po pushton, nuk po sherben; burimet po mbarojne – ende pa na ngopur; me uri te pashuar; etje te terbuar.
E pra, ka dicka qe s’shkon! Kush kaq keq po e rrotullon mendjen tone? Te kthehesh mbrapsh eshte teper vone! Prej fundit tek fillimi – njeriut s’iu gjetka filli.
Une po perpiqem te largohem, bashke me vajzat. Po perpiqem te nis nje tjeter mengjes. Nje mengjes pa zgjimin e nje roboti, nje mengjes perqafimi te gjate, te qete, plot kohe, pa: “Shpejt, shpejt!”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.