Larvat

Arkitektët shprehen se pavarësisht formës, mjafton që objekti në një planimetri të jetë funksional dhe e ka përmbushur qëllimin e tij. Në shtjellimet e shpeshta dhe të pandërgjegjshme në të shumtën e rasteve, qëllon që këtë thënie e paralelizoj me kuptimin e jetës së një njeriu. Duke mos parë çfarë, si, kur dhe ku mban ngjeshur pas trupit uniformën e ditës, përpiqem të ndjej çfarë, si, kur dhe ku përcjell energjinë e tij çdo njeri.
Nisur nga kjo, së fundmi kam kuptuar se në mënyrë të pashmangshme secili prej nesh pëson metamorfozën e tij përgjatë ciklit të mundimshëm të jetës. Njësoj sikurse flutura pëson metamorfozën e saj duke u shndërruar nga vezë, në larvë e nga larva në një krijesë shumëngjyrëshe të këndshme. Ashtu dhe ne nisim në mënyrë të pashmangshme të njëjtim përvijim. Veçse, duke qënë se është pikërisht kalimi nga njëra etapë në tjetrën që e bën të mundimshme jetën, disa nga përtesa apo nga mungesa e energjisë së dlirë, mbeten në etapën e larvës pambarimisht. Ndoshta ndaj dhe fluturat janë kaq pak sa shihen rrallë edhe pse dallohen nga larg!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.