Le të më presë

Le të më presë mbulesa palë mbi tavolinë,
Të më presë merimanga me rrjetën shtrirë.
Le të më presë shtrati me mbuloja zhubravitur,
Të më presë dhe pasqyra me pamjen e venitur.
Të më presin të gjithë dhe gjithshka,
Sot jetës iu dhashë pa kursim,
Pa kohe,
Pa mbarim.

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje