Lërmë

Ti mund të jesh e gjitha një mrekulli,
bollshëm çdo detaj i vogël,
ëndrra që pikturova mbi hi.
Më e vogla shkronjë, në më të ëmblën fjali!
Ti mund të jesh Mirëmëngjesi, apo dhe Nata e Mirë,
mund të jesh drita, hëna, muzgu e perëndimi,
Mund të ishe gjithshka,
por erdhe e gjitha si stuhi.
E stuhitë nuk i përballon dot askush,
jo më unë, një këmbëzbathur mbi prush.
Ndaj lërmë të eci në vijën time,
pa shumë andrralla,
pa shkundur pluhurat e shtrojës,
a bekimin e drojës,
lërmë pa fjalë,
në heshtje
lërmë pa zë,
në vështrime,

Lërmë të ngrysem në poemën time!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.