Leter mbi kutine e shahut

http://parkhurst.ca/?506 Ve bast qe e mban mend kutine e shahut. Ishte dhurata qe vajzat prisnin me entuziazem nga kumbara e tyre, entuziazem qe u shua si flaka ne shi sapo hapen kutine e paketimit. Prisnin kukulla sikurse do priste cdo vajze ne moshen e tyre; nga ta dinin se kumbara intelektuale po perpiqej t’u trajnonte mendjen per ekuacionet e veshtira te jetes ne vijim. Besoj se e mban mend pasi, per me teper, pas zhgenjimit te tyre ti vendose te mesosh shahun – qe dhurata te mos shkonte dem ne karantinen e gjerave te kota. Sa shume lexuam ato muaj per shahun, per strategjite, per intuiten e lojtarit e enigmat e rastesise. Lexuam aq shume, sa cdo ndodhi krejt e zakont filloi te merrte jete ne fushen e shahut. http://sipgroup.org/1st-level-help-desk-support/ Tashme me vjen te qesh pasi lotet i derdhem ne ate kohe! Kur ne zyren tende filluan problemet, kur ne lagjen tone u hodhen gjurmet e para te luftes, fusha e shahut dhe lojtaret e saj u bene figurinat tona, ne, zotet e tyre. Sa ushtare kemi rrezuar nderkohe qe lajmet flisnin per beteja te fituara, sa here kemi rrezuar mbret e mbretereshe pas cdo luhatje ne zyre. Me pas i kemi ngritur, pas cdo perpjekje, mundi a kompromisi. http://mooreandbuckle.com/tag/automotive/ Edhe sot, tani, i shoh mbretin e mbretereshen stolisur nga gervishtjet e kohes, ecejakeve. Ushtaret nuk ia kane dale mbane te gjithe, nje pjese kane rene, nje pjese jane tretur dheut te heshtur te arratisjeve tona. Si ne, si miqte tane dhe ata! Ama keta te dy, krekosur, duket sikur triumfojne mbi cdo gje – ashtu sikurse dhe shpresa jone hidhet nga kutia ne kuti; here ne te bardhe, here ne te zi!

Lini një Përgjigje