Letra pezull

Sot lashë gjithshka pezull. Çantën mbi shtrat, rrobat përtokë, këpucët në korridor, çelsat hedhur tutje diku. Le të jem dhe unë një ditë kështu! Le të nisem drejt një rruge pa ditur se ku më çon as tani, as nesër as kur të mos e di. Çfarë e gjeti orën kur për një çast ndaloi? Koha eci, njerëzia me të njëjtin hap vazhdoi! Hiç gjë se gjeti, aty ku ndaloi, aty rifilloi! Çfarë e gjeti zemrën kur u faneps nga fryma e për një rrahje ndaloi? Mendja nuk heshti, ritmi rifilloi! Kështu dua të përhumbem, mes fundit e fillimit, e hiç të mos druhem se nga përhumbja e nesërmja do të mundet! Gjithshka është shkruar për të mos u tretur do të lexohet paçka se mendja, për një pasdite, medoemos lyp të harrohet!
E imja – Pasditja
E jotja – E sotmja

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.