Lexomë

Etiketë mbi kutinë e letrave!

Letrat e mia shkojnë! Letrat e mia nuk di nëse vinë! Ama, nëse vinë, ti lexomë.
Nëse të gjejnë në mbrëmje, mes hijesh të përhime, lexomë për t’u kujtuar, për të mos harruar.
Nëse të gjejnë në mëngjes, rrugëve nxitimthi duke vrapuar, lexomë për të më zgjuar.
Nëse të gjejnë pasdite, në perëndime diejsh të shkuar, lexomë për të besuar.
Lexomë përtej kohës e hapësirës,
Lexomë përtej zhurmës e rrëpirës,
Lexomë nga pak, dita – ditës!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.