Lidhmë pas vetes jetë!

Lidhmë pas vetes jetë; shtrëngomë aq sa dhe toka të dëgjojë kërcitjet e trupit tim e të më ketë frikë. Të druhet nga unë siç i druhet nata vijës bojëqielli të horizontit në agim.
Lidhmë pas vetes jetë; ulmë në stolin e oborrit tënd pranveror e merrmi mendt me aromën e sythave të sapoçelur. Kështu, unë do të harroj kohën e vetë koha rrugëve s’do mund të më gjejë.
Lidhmë pas vetes jetë; unë do të nënshtrohem si e tashmja të nesërmes.
Lidhmë pas vetes jetë; e kur të vijë ora për të më lëshuar, mbamë deri në dimër, mos më lësho në pranverë!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.