Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Lutje per boten, m’u shpetu’

Ca je t’u kerku’ lart e posht’ m’u shpetu’
Prej territ, prej vrerit,
C’ka boten permbysi e perpjet’ ngriti gjamen,
Qe shpirtin e gremisi si te qe i ‘dekun, i pafjal’, i mekun.
Ca je t’u ardh zvarr’ prej peshs’ t’mallkimit,
Jehon prej shekujsh, qysh prej njerzimit.

E pra, s’ka ma biri im, biri saj, biri i gjithsis’
S’ka ma koh’ me u ardh’ zvarr!

Cohu n’kam’, mos tirr ma fjal’
Cohu trego se s’je i dekun’, se je gjall’
Se n’shpirt ke mall!

Mall per ditet qe shkun’
Per dite pa terr’
Mall per c’ka qem ather’
Cohu! Sot jan’ hap dyrt e shpive t’Zotit
Futu e lutu!
Lutju me frym’, pa fjal!
Lutju me ndjes’, pa pendes!

Lutju per ty, per mu, lutje per boten,
M’u shpetu!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: