Magjepsja

Është e vështirë të pranosh se je pré e magjepsjes. Fillimisht nuk e vë re se diçka po ndryshon brenda njeriut që njeh. Gjithshka duket se po shkon në rrugën e duhur, veçse nuk je ti që e drejton, por magjepsja. Në varësi të situatave, ajo merr emra të ndryshëm. Herë e quajnë dashuri, herë adhurim, herë-herë çmenduri. Ndodh të kesh ecur në të njëjtën udhë prej vitesh, e të magjepsesh nga një shikim i thjeshtë, por i papritur. Ndodh të mos jesh parë kurrë më parë, e magjepsja të të tërheqë prej flokësh vetëm nga përbërja kimike lëshuar rastësisht nga parfumi mbi lëkurë.
Ulur këmbë mbi këmbë me krahët mbështetur mbi tavolinë, askush nuk e dëshiron magjepsjen, por nëse të ndodh, ndodh dhe aq! Magjepsja dirigjon korin orkestral të ndjesive! Ti i gëzohesh arritjeve të saj dhe i ankohesh vetes sa herë magjepsja dështon.

Dyert Hapur ©
PhotoCredits

Lini një Përgjigje