Malli

Të djeg malli, të djeg si flaka mbi një plagë. Këtë të fundit, dashtë Zoti s’kam për ta provuar, por eksperienca kolektive më ndihmon ta perceptoj dhimbjen. Të dhemb malli, të dhemb sikurse të ndash mish e thua. Të ndan malli, të ndan jo më dysh, të ndan në thërrmija të ndryshme e të çoroditura. Të çorodit malli, asnjë mendim nuk mbërrin aty për ku niset, asnje fjali nuk shenjohet me shenjën e saktë të pikësimit. Të shenjon malli! Kush të njeh, kush të kupton e njeh mallin dhe vragat e tij në lëkurë, gropat e tij në artikulacion, barrën e tij mbi mendim.

Malli duhet të ketë fazat e tij! Malli im gërthet!
Kthehu tek unë, kam mall! Kaq njoh, kaq di, kaq kuptoj dhe vetëm për kaq mundem të mendoj!
Kthehu tek unë, më mjafton një kujtim më shumë, një thërrmijë më pak, gjithshka për një ditë më shumë të lënë pas.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.