Mbaj shënim!

Nëse dyert më janë mbyllur e më nuk gjej shpëtim, të lutem, mbaj disa rreshta shënim!

Nuk pres të lëndoheni a dyert t’i shkallmoni,
nuk pres pas dere të qëndroni e të më kuptoni,
nuk pres që duart pas doreze t’i mbërtheni me shpresën se do mundet ta ktheni.
Nuk pres as të kërkoni, ndaj, të lutem, mbaj shënim!
Më harroni, më lini pas bashkë me lëngimin tim!
Më varrosni, në heshtje pa asnjë vajtim!

U largova prej jush për të jetuar,
nuk dua të më qani si një shpresë, dëm e çuar!
Mbaj shenim! Mbi varrin tim të jetë e shkruar:
-Vrapova ndaj u rrëzova
-Guxova ndaj u dashurova
-Dashurova ndaj u lëndova
-Jetova ndaj shkova!

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje