Me natën

Nisin gërmimet në pusin e thellë të ndërgjegjes, në kërkim të yjeve.
Vijnë e paraqiten si ushtarë të gjitha ditët që i mbijetuan kohës.
Trazohen të gjithë perënditë e kësaj bote, në gjuhë të ndryshme lutjesh.
Gjendesh pamenduar në lutjen e dikujt.
Me natën,
ndodh gjithshka e lënë pezull prej marramendjes së ditës!
Me natën, jemi edhe më të mirë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.