Më të mirë

Qëllimi kryesor i riprodhimit, përtej përmbushjes së instiktit, është vazhdimi dhe përmirësimi i llojit. Përmbajtja e kësaj fjalie është ndër të paktat përfundime të pranuara njëtrajtshmërisht nga besimet dhe zbulimet shkencore të çdo epoke.
Në zanafillë të llojit, askush nuk kuptonte qëllimin. Të shtyrë nga instikti, veçse e përmbushnin atë! Tani që jemi më të pjekur dhe një variant më i zhvilluar i llojit tonë mund t’i bëjmë pyetjen vetes: – Mirë që vazhduam, por “A jemi më të mirë?”. Vështirë të mendosh se dikush do të mund t’i përgjigjej çiltërsisht “Po” kësaj pyetje. Shumë të tjerave, ndoshta!

– A jemi shtuar? -Po
– A jemi përshtatur? -Po
– A jemi më të fuqishëm? -Po
– A jemi më të pushtetshëm? -Po
– A jemi më të zgjuar? -Po
– A jemi më të urtë? – Jo
– A jemi më të mirë? – …prit, duro!

Në kohën kur kush të vërtetën e flet ashtu siç e sheh, përqeshet, përflitet, zhgërryhet përdhé;
Në kohën kur kujt të zgjat dorën e të ngre nga hiri, nga hiçi, ti prap i vjell vrer;
Në kohën kur lulet janë letra;
Në kohën kur ëndrrat janë gurë e hekura;
S’mund të jemi më të mirë se dje!

-A jemi më të mirë? -Më të mirë se nesër, po!
Më të mirë se dje, kurrë jo!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.