Mes nesh

Mes nesh qëndron koha në të gjithë zgjedhimet e saj; e djeshmja, e sotshmja dhe e nesërmja. Në asnjë hap kohët tona nuk do të mund të bëhen bashkë. Sa herë me këmbët tuaja keni ecur mbi të miat e jemi rrëzuar bashkë?
Për mua rrëshkiti e shkuara, për ju e ardhmja trokiste nga pas.
Mes nesh thërrmohen ditë në sitën e kohës; pa njësi, pa peshë, veç me hov!
Mes nesh zgjaten hije;
e juaja shkon larg, e imja drejt jush.
Mes nesh nuk ka fjalë, as busull,
e megjithatë nuk humbet askush.
Unë shtrëngoj fillin, kohën endeni ju!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.