Mirëmengjesi

Mirëmëgjesi! Në një ditë që ndrin dielli e s’ka hije, paçka ndërtesave shtatlarta. Në një ditë, si çdo ditë, lumi i cili përshkon qytetin i bën karshillik kalldrëmit të shtruar përbri; kush prej të dyve rrëshket më shumë e kush prej të dyve diellin më së shumti e pasqyron. Në një ditë ku banorët i shikon përdore tek shëtisin; dikush blen një akullore për më të vegjëlit, dikush ethshëm pret kafen e parë të ditës, dikush tjetër kthehet nga vrapi në kondrinën e gjelbër. Në një ditë që mund të ishte tejet e zakonshme, u zgjova dhe i thashë vetes “Mirëmëngjesi” në formën më të jashtëzakonshme të kohëve të fundit
Në një ditë pushimi i vetmi pushtues i pranueshëm është qielli me gjithë kthjelltësinë e kaltërsisë së tij!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.