Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Monolog pishëm

Jam pishëm, kaq shumë sa gjithkush shumëzohet me pafundin.
Jam pishëm, kaq shumë sa dhe trupi im pa peshë në ajër ka ngri’.
Jam pishëm, kaq shumë sa në mendjen time je veç ti, Zot sa fuqi ke ti. Unë jam pishëm e ti këmbë mbi këmbë rri!
Jam pishëm, në fundin e gotës, sa herë e kthej, përmbysesh ti,
Jam pishëm, pikë pas pike, ti nuk mbaron.
Jam pishëm sonte, e pija më thotë se dhe nesër në mëngjes, edhe esëll, mbetem yti, pa shpresë, përgjithmonë.
Jam pishëm, pikë pas pike, shpirtin shterron.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: