Mrekullia

Më shterroi dëshira për të pranuar të qënshmen e për të shuar prej ëndrrash të bukurën, të paqënshmen. Nga sot, i bëhem erë mrekullisë që të shpërndahet tej e përtej ditës dhe jetës. Nga sot dua të jem i zoti, kurrsesi i plotfuqishëm, t’i qesh të gjithëve, t’i qesh jetës dhe të përqafoj gjithsecilin shpirt të strehuar në këtë pusì që ka ngritur e përditshmja si rreng. Si fari i largët që kushdo do të picërronte sytë për ta shquar nga bregu i oqeanit më të largët, dua të kthej fytyrën plot dritë tek më i fundit në rradhë e t’i buzëqesh, ta ftoj drejt dritës ngadalë.
Krejt papritur dua të jem kudo, me duar, me sy, me shpirt, me ju!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.