Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Mungesa

Në ditë të zbardhura si kjo, në ditë kur agimi nuk është kursyer të ndezë mëngjesin, nuk mendoja kurrë se fjala mungesë do të mund të merrte një kuptim ndryshe nga çdo kuptim tjetër në kohë të shkuar.
Të mungosh papritur,
Të mungosh duke e ditur dhe sërish të kërkosh,
Të mungosh në mes të turmës,
Të ndjesh mungesë në zbrazëtinë e zhurmës.
Të mungosh, kaq thjeshtë.
Të mungosh.
Përgjatë katrahurës së viteve të mia, kurrë nuk kisha lexuar më parë shtjellim të tillë për mungesën; kush do besonte se unë shkruaj, se mendja trillon, se koha kalon, por ja vjen një ditë dhe krejt papritur mungesa ngre krye me një fytyrë të panjohur më parë.
Të mungosh, kaq thjesht!
Të mungosh e sërish të kërkosh!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: