Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Natën e mirë!

Çelësat e shtëpisë i kam hedhur mbi tavolinë, por nga nxitimi mund të kenë rënë në tokë. Ule kokën pak e hidh një sy në dysheme. Nëse do përpiqesh t’i gjesh, kujdesu të shkelësh mbi tapet me këpucët e rrugës, kam shtruar aq shumë prej zhgënjimeve të mia në të, aq sa mirë bën t’i përbaltësh. Nëse do kalosh përbri dhe indiferent, nuk shqetësohem për gjë tjetër, përveç se për torbën e madhe të kartmonedhave shumëngjyrëshe. Gjasat janë që prej errësirës të mos e dallosh e të biesh mbi to. Habitesh pse nuk i mora? Nuk di ç’të bëj me to! Paga mujore më mjafton për t’u ushqyer, veshur, madje dhe për ndonjë kafe a pije me miq. Lekët mënjanë nuk bëjnë për mua, unë dua gjithmonë aq sa kam, asnjëherë aq sa do të kem. Për mua lekët, janë gjithmon mjaft, sado pak të jenë! Kur të ulesh në divan e të ngresh këmbët njëra mbi tjetrën në krahun e tij, mos i mbyll menjëherë sytë. Shikomë mua! Më thuaj natën e mirë, më pas bëj ç’të duash. Jo më kot e kam lënë gjysmën e portretit tim në atë dhomë. Thuamë “Natën e mirë” e më pas mund të vazhdosh! Kam lënë dritën time me ty, për ty, ndaj që të mos mbetemi verbër të dy, merrmë me vete sado larg që të shkosh!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: