Ndiq yjet

Me të vërtetë zhurmat depërtojnë më thellë se heshtja, ama unë jam duke i dëgjuar, për heshtjen flasin, janë duke e zgjuar. Unë jam duke pritur qetësinë e gjendjeve të zbardhta!
Me të vërtetë që netët shpesh duken më të gjata se orët e zbardhta, ama unë jam duke i ndjekur yjet këmba-këmbës. Më është ngjizur thellë në zgavër të shpirtit se paçka orëve të errëta njeriu duhet të gjurmojë edhe ato pak pikla të zbehta drite që thërrasin nga larg; dritë do të ketë, ec e mos ndal. Yjet janë gjithmonë aty para se të zbardhë!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.