Në dashtë…

Përse-të mbetën pas… Askush nuk diti të të rrëmbejë nga ai shtrat! E ndaj…

Në dashtë e nesërmja të vijë, vrerit të shpirtit tim t’i bëhet shtrat e më të mos më flas!
Do të jem veç unë që do të bërtas!

Në dashtë mëngjezi të jetë i ëmbël, ajri i acartë mund të më përcjellë dorën e njeriut të dashur, të shkuar.

Në dashtë pasditja të jetë e kapërdishme, gota e fundit mbi tryezë, që bën karshillik ndaj dhimbjes sime, mund të tretë mendimet, të lehtësojë kujtimet.

Në dashtë mbrëmja të jetë e mirëpritur, drithmat në të të mbeten e hija hileqare e dritave të bredhit të lozë bukur me muret e akullta – lojën e silhuetave.

Nuk të kërkoj unë, kërkon shpirti pjesën e tij!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.