Në dashuri me jetën

Kam rënë në dashuri me ty jetë! Me të gjitha fytyrat e tua, me të gjitha duart me të cilat më përqafon. Kam rënë në dashuri me ty jetë! Me cilindo udhëtar që më shoqëron në kohë, a cilindo kalimtar me të cilin më takon të kaloj një rrugë, të ndaj një kryqëzim. Kam rënë në dashuri me ty; me të përditshmen, me të ethshmin ngacmim të ndërsjelltë e njerëzor. Kam rënë në dashuri me ty jetë, por s’mund të jetë e përjetshme se unë e ti i kemi disa kufinj. Fundi im për ty është një fillim i ri!
Megjithatë, si çdo dashuri dhe kjo e imja me ty njëherë do të dhembë, se veç mes dhimbjes do të mund të marrë dashuria jetë!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.