Ne kilometrin tim te fundit

Ne kilometrin tim te fundit
Jane te pakta gjerat qe do te mbeten.
Pak fjale, ledhe e perqafime
Ato me te zjarrtat e jetes sime.

Ne kilometrin tim te fundit
Do te jem e lehte si era
Pa shume dallge e valezime,
E drejte, e qete dhe vetmitare.

Ne kilometrin tim te fundit,
Vetmia do te kete nje tjeter kuptim
Pasi do te kem lene pas cdo hije,
jehone a muzg te shpirtit tim.

Ne kilometrin tim te fundit,
Do te jemi une dhe ti,
E do te kemi te qeshura, gugatje e perqafime
Si dikur femije!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.