Ne kohe

U gjendem serish, ne rruge te paparashikueshme, ulur ne te njejten tavoline. Askush nuk pa, por une i ndoqa vjedhurazi duart tona tek zgjateshin si rrenjet e nje fare te etur per jete. Me vete kisha cohen e punuar gjate diteve te mungeses tende. Hedhur kraheve, me dukej me e lehte se kurre. Thuajse nuk ishte aty. Ishim une, ti dhe plot te tjere. Vecse asnje prej tyre nuk perceptonte shkembimin e dialogut me nesh.

Hije fjalesh shtruan hapesiren boshe e ne ato pak minuata u rrefyen shpirtrat sikur ne te mos ishim aty.

Gjithshka kishte ndodhur, asgje me vlere. Me pas nisen fjalet te ngrinin krye, vazhdim i dialogut te heshtur.
Ishte dhurate e universit! Nje dhurate qe nuk duhej cuar dem. Mund te shikoja lehtesisht tek rrekeshin mbi tavoline te gjitha letrat, telefonatat, rruget me kabina telefonike, taksite e dehura te arratisjeve, sirena gjeme, shtepi, dhoma, dyer – te hapura a te mbyllura, gjithmone ne momentin e gabuar. E cfare ishin? Asgje! Hija jote mbi tavoline shpluhurosi tashme cdo gje.
E prap pra, s’kam guxim! Nuk kam fjale, vec gjurme qe ti, vec ti, i kupton.

Vajzat jane jashte, presin! Hyra ne kete kafene per te rrembyer dozen mengjezore tek i percjell ne shkolle. Dhe te gjej ty. Ne nje kohe qe nuk di a eshte heret, a eshte vone. A thjesht, ne kohe!?

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.