Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Nëntor

E ke parasysh si afrohesha tek ty sa herë kisha një punë të re për të bërë, sa herë diçka duhej ndryshuar, sa herë diçka duhej planifikuar? Këtë nëntor, më shumë se asnjëherë më parë gjatë këtyre muajve të ftohtë pa ty ndjej mungesën tënde. Ndjej se si ngrijnë ditët që në mëngjes, se si varen kokëposhtë të gjitha përpjekjet e mia për ta çuar ditën para me sukses. Për mua ishte nëntori që ndau në mes udhëtimin tonë, ishte nëntori që ngatërroi keqazi hapat e tu, mendjen time, jetët tona.
Asgjë nuk mund të shmanget, askush nuk mund ta përqafojë ditën përjetësisht, por më mungon! Mungon ti!

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: