Nga dritaret e “Askundit”

Çdo mëngjes, nga dritarja e askundit shoh të shpërbëhet para lenteve të shikimit tim “gjithkundi” me tërë madhështinë e tij. Gjithkundi është bujar dhe në gjerësinë e shtrirjes së tij ofron plot elemente, ushqim për shikimin tim. Ky i fundit, i uritur ka harruar funksionin e procesit të të ushqyerit, në babëzi e sipër shkërrmoq çdo vakt që servir “i gjithëgjinduri”. Duhet të nis nga e para të stërvitem me mjetet e fëmijërisë; një shtresë naiviteti më shumë, një muskul inati më pak, shumë vena dashamirësie shtesë nga të përçohen bollshëm durimi, pranimi dhe vetë-mjaftimi për një tranzit më të paqtë nga dita në natë. Gjithkundi ndërkohë, të mësojë se nga dritaret e askundit është e pamundur të mbijetojë rrezatimi i tij bujar dhe i menjëhershëm. Çdo ditë e nga pak, por gjithmonë e më shumë!

Dyert Hapur

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.