Nga larg

Tik, tak, tik, tak … Nuk janë akrepat e orës, as pikat e shiut. Nuk janë as takat e vajzave shtatlarta që kalojnë trotuareve plot hijeshi. Nuk janë as zogjtë që me sqepat e tyre të uritur godasin me ritëm llamarinën e strehës së vjetër. Diçka më kujton prej kohëve më të largëta; asgjë prej njeriut që jam sot. Tik, tak, tik, tak … Vjen nga larg, vjen nga zgjimi i një fëmije, nga hareja e një shtëpie, vjen nga tundja e një djepi, nga kënga pranë një shtrati. Vjen nga tingujt e një furre ku piqen gështenjat e dimrit, vjen nga shkallët e një pallati. Vjen nga aromat e Vitit të Ri, nga dritaret plot dritë.
Tik, tak, tik, tak … Vjen nga kohë e shkuar e më derdhet ndër duar si më i madhi bekim. Ditën e sotme, nga larg, ende përqafoj krahët e tij tik, tak…

Projekti: Shkrimi

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.