Nga shkallet e pallatit tim

Rastesia e desh qe nga nxitimi per te lene punen e ardhur ne shtepi, te harroja celesat e apartamentit mbi tavolinen e punes. I mbetur pezull perpara deres se shtepise me erdhen ndermend disa alternativa per te shtyre oret deri ne ardhjen e bashke-qeraxhiut. Te shkoja te ulesha tek kafeneja poshte shtepise; nuk shkoja dot pasi natyrshem do duhej te pija cigare, por nderkohe e kisha arritur limitin e percaktuar ditor. Te trokisja ne shtepine e mikut tone; ti e di sa i zymte eshte pas pune, koha me te nuk do te kalonte dot. Te beja nje ecje; isha shume i lodhur. Ndaj, edhe mes zgjedhjeve te tjera, natyrshem ajo me e arsyeshmja mu gjend te ulesha ne shkallet e pallatit tim.

Ja ku po kalon komshiu i gjate. Duket sikur lartesia e ka bere te ndihet hera-heres te perjashtuar e ndaj ka filluar te kerruset. Calon nga nje kembe e me vete mendoj se duhet te jete demtuar ne ndonje xhiro te cmendur motorri. E pra jo! Ndalon, e nder te tjera me tregon se eshte demtuar ne pune teksa ngrinte fucite e medha me lende te ndryshme. Cudi! Largohet duke me pershendetur, bashke merr me vete dhe hijen e tij prej djaloshi trazovac. Qe nga ketu shikoj punetoren e restorantit perballe. Nxiton, veshtron rrembimthi nga rruga thua se pret dike me padurim. Bashkeshortin mendoj. Ke mund te prese tjeter? E re, punetore, me nxitimin qe karakterizon fillimet e reja!

Pak me tej eshte shitesi i lagjes, per te nuk me shkojne shume gjera ndermend. Mund te them se gati-gati e njoh po aq sa bashke-qeraxhiun qe pres. I gatshem, por i ngathet; gazmor. Shikimin ma terheq nje makine, e cila ndalon perpara kafenese. Zbresin prej saj tre femije te vegjel e vrapojne drejt punetores se restorantit. Ajo i perqafon plot ngazellim memesor. Serish gabova!

E di pse po ta shkruaj kete leter sot? Mendoj se ne te vertete nuk jam gabuar ne asnje nga te dy situatat, thjesht ngaterruar. Cfare me ka ndodhur ne te vertete eshte ajo qe shpesh me thua ti: Ne nuk shikojme asnjehere ate qe kemi perballe. Ne gjithmone shikojme te pandergjegjshmen tone tek reflektohet ne sjelljet e te tjereve.
Ja pra, per aq pak caste “komshiu” isha une – djali kacurrels e trazovac ne kohen kur isha i ri; gruaja ishe ti – kur ne qe te dy ishim te rinj e nxitonim te takoheshim, perqafoheshim, rruges per ne shtepi.

Lini një Përgjigje