Ngrica

Sot ishte dita e pare e periudhes se ngricave per kete vit. Ishte dita kur une pranoj se ben ftohte. Dolem ne mengjes me vajzat perdore, duke u strukur tek njera-tjetra. Floket e tyre te gjata me ngaterroheshin ne xhepat e xhupit ku zgjateshin dhe duart e tyre te ngrohta. Asfalti ne oborrin tone eshte i rregullt e paplasaritje, ndaj mezi prita te zbres ne rrugen pertej lulishtes, aty ku rruga eshte me pak e rregull dhe shiu i djeshem ka krijuar kushte te favorshme per akullin e sotem. Vec une e di sa me shijon ajo kercitja e takave ne akull. Thyerja e akullit nen kembe me perngjan me shkermoqjen e te gjitha mendimeve te mbrapshta.
Kraak, krakkk! Nje gur me pak ne peshoren e shpirtit tim, i cili lehtesohet edhe me shume kur kembet e vajzave imitojne levizjet e takave te mia, por nga gezimi, zhurma e tyre eshte edhe me e forte.

Pas ngricave vjen pranvera!

Lini një Përgjigje