Nisur nga vetja…per tek ty

Prej vitesh shkruaj, e megjithate nuk kam shkruar as edhe nje rresht, sikurse dhe nje fjale per mamin tim. Shkrimet, ne pergjithesi, jane produkt i rastit. Nuk jane te menduara, sterholluara apo nenkuptuara. Kryesisht lindin nga ciftezimi i ndodhise se castit me ndjenjen qe pershkon unin tim. E pra, per mamin nuk mund te shkruaj kurrsesi keshtu. Jo se shkrimet apo figurat e tjera jane me pak te rendesishme, por te me ndjeni, te flas per mamin me duhet ta nis nga vetja. E ta nisesh nga vetja nuk eshte fort e thjeshte! http://jjenv.com/category/remediation/reviews-environmental-companies/ Rendom lexojme se njeriu ka tre dimensione. Njeri nder ta eshte projektimi i “rrethit” per te. Me cfare kam kuptuar, me pershkruajne te qete e te qeshur. Sigurisht, ka dhe plot cilesues te tjere qe me jane atribuar nder vite, por po qendroj tek keta te dy duke qene se me sherbejne per vijen e mendimit. Sikur te kisha patur mundesine te rregjistroja diku te gjitha perceptimet, qelizat e marra flake apo te pergjumura (sipas rastit), t’i lexoje me pas do te ishte nje cmenduri e vertete. Kryesisht, mendoj se jeta ka qene e gjere dhe dashamirese me mua, por serish e perditshmja e ndergjegjshme ka kaluar cdo cast te saj permes shtellungave frymemarrese. Xanax From India Online A thua te tille ta kete kaluar dhe mami? Kur vendosi te fillonte pune, kur vendosi te largohej nga familja, nga qyteti, vetem sepse zgjodhi shokun e jetes se saj, kur ndertoi familjen e saj? Kur luftonte per nje familje te madhe dhe nuk u mjaftua vec me cfare iu dha pa perpjekje? Te kete qene dhe bota e saj e brendshme po aq e qete sa lekura e saj? Te kete qene mendja e saj po aq e qeshur sa dhe fytyra e saj?! How To Buy Xanax From Canada Kam menduar ta pyes, madje dhe e kam ngacmuar, por miratimi i saj me eshte dukur si nje tentative per tu bere pale me kete shtellungen time. Per te mos me lene vetem! Po bota e saj, ajo qe vetem ajo njeh dhe eksploron?! T’i kete shkuar ndonjehere neper mend se te qendrosh ne shtepi dhe te rrisesh femijet mund te ishte nje zgjedhje edhe me e shendetshme? Te kete patur ndonjehere dilema mbi shkollimin, arritjet, aftesite dhe paaftesite tona? Te kete luajtur ndonjehere me fantazine e saj duke krijuar nje version tjeter te “si mund te kishin vajtur gjerat nese…”?! http://prestigewindowssunrooms.com/gallery/attachment/8/ Une si femije, nuk e kam pare kurre te lakuar profilin e saj! Une si grua, me egoizmin njerezor individualist, do doja shume qe dhe ajo te kishte nje bote te sajen ku guxon dhe shnderron format konkrete ne figura imagjinare, por kthehet serish, ashtu sikur une, me e forte ne realitet! Gjithsesi, ne dimensionin tim te trete – projektimi im “si duhet te jem”, jam padiskutim ajo. Te qenurit si ajo, eshte ne te vertete objektivi im! Cdo arritje apo disfate qe ndodh pergjate jane thjesht dhe vetem pjese e ketij rrugetimi!

2 thoughts on “Nisur nga vetja…per tek ty

Lini një Përgjigje