Një cep trishtimit

Do të dëshiroja një cep në gjumin tim,
një cep te vogël, të heshtur, të zhveshur,
ku të mund të derdhja gjithë atë trishtim.
E në të zgjuar, kur të largohem,
ta kyç aty me natën e shkuar,
që qoftë e harruar!

Mirëmëngjes zgjimit t’i them,
Një ditë më shumë që para rend,
Një natë më pak, një natë më larg,
Liqenit të mjergullt, të acart.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.