Nje fjale (S’di)

Nese gjen rruges faqe te grisura shtruar perdhe si te ishin gjethe te vjeshtes se kaluar,
Jam une, jane vitet e mia, per ty i kam shtruar.

Nese ne dritare troket nje shtegtar,
E vendos te te shoqeroje me kush e di cilen simfoni,
Jam une, eshte zeri im, per ty kam menduar.

Nese ndjen kur ecen eren qe te mbeshtjell,
Aromen qe nga hici kujtimet i ndjell,
Jane krahet e mi, per ty i kam shtrire, nga hici dua te terheq, por s’di.

Se tjeter eshte te duash,
Krejt tjeter te dish,
E ndersa ende endem ne fjalore pa shpjegim,
Vuajtja eshte aty, nje fjale plot kuptim.

Lini një Përgjigje