Një grimcë çmenduri

E ke vënë re se, kushdo lexon një libër nënvizon në të dhimbjet e veta të fshehta?! Janë ato pak rreshta në mes të qindra faqeve që të tingullojnë ëmbëlsisht të tuat, të përshkojnë natyrshëm cilëndo qelizë, atom të masës mishtore të shpirtit.
Jo më kot, në përshëndetjen tonë të fundit, të pata futur ne valixhe disa prej librave të mi më të shtrenjtë. Se une e di, ti pa libra nuk rri!
Kështu, kur t’i lexoje natyrshëm do thoje me një nënqeshje te lehtë:

“Ja, këtë e ka nënvizuar se thellë-thellë i do çmenduritë, se nuk është ajo gruaja e qetë dhe e matur që duket. Brenda vlon çmenduria!”

Ndoshta, po e njëjta çmenduri, më shtyn të shkruaj ende letra dhe të shpresoj që mbërrijnë tek ti.

Ndoshta, në kartelën time universale është ai paragrafi kur shkruhet: – Të mos nënvleftësohet në asnjë çast heshtja, se në të gjithmonë ka një grimcë çmenduri!

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje