Nje leter nga une, per mua!

Sot u bene plot 35 vite jete. 35 vite si nje frymor, here pasiv e here kontribues i rrethit te vogel brenda se cilit qendroj, njihem e harrohem sipas rastit. Sic edhe cdo dykembesh tjeter me nje shtylle kurrizore qe i jep mundesine te ece perpara a te kthehet pas, edhe une kam mbushur plot strajcen e rrugetimit tim. Arritje – here te miat e here te anetareve te rrethit; Zhgenjime – njesoj si arritjet, te ndara. Vuajtje – rrecka plot! Me kane renduar dhe hera heres ende me rendojne dhe sot; jane rrecka qe s’i dhuroj dot. Nuk ndihmoj dot askend me to. Gezime – rreze plot! Rrugen perpara e shikoj fale rrezeve qe me dhuron rrethi, por dhe fale atyre qe rrezatoj vete, cdo dite nga pak, perpiqem. Ndonjehere, ne dite me shi e shikoj veten te reflektuar ne bulzen e nje pike qe rreshket ne xhamin e dritares, por nuk me pelqen. Nuk mund te jene kaq vite jete te shkrira ne nje bulez aq te vogel uji qe avullon. Me pelqen me shume te jem nje ore gjume, nje cast gajasje, nje lot me shume, nje rrahje zemre dhe aq. Keshtu duhet te ndihet njeriu, jo vec nje dite ne vit, por perdite. Sa kohe jemi pjese e nje rrethi, une, ti, ai, ajo e te gjithe ne – jetojme sot, kujtohemi nga dje!

http://mooreandbuckle.com/category/food-beverage/food/feed/

Lini një Përgjigje