Një letër për ditar

Sot u fikën dritat. Pak nga qielli i trazuar me re gri pështjellimesh, e pak nga mungesa e ndriçimit kjo ditë e panisur ende po më rëndon së tepërmi. Shikoj këmbët e tua të vockla që përleshen ende me çarçafët e gjumit. Sa i vockël që je biri im! Në këtë gjumë mëngjezor, je kaq i vockël dhe i paqtë. Nëse ndodh të zgjohesh në këtë çast, krejt papritur do të shndërrohesh në më të madhin, të rëndësishmin njeri të jetës sime. Sa pak kohë kemi kaluar bashkë, krahasuar kjo me vitet e mia të përhumbjes në të përditshmen e kotësive përpara ardhjes tënde. Shumë pak! Best Xanax Online Review Njeriu mund të përpiqet gjatë, të luftojë ashpër gjatë betejave të brendshme me të pandërgjegjshmen e tij, për të kuptuar shumë pak, deri në asgjë. Ose, mundet thjesht të ndalojë, të dëgjojë simfoninë shpirtërore para këmbëve të filizit të tij, për të kuptuar se të gjithë gurët e peshoreve thërrmohen para peshës së tij dhe dita gri është thjesht veçse një melodi e natyrës.

Dyert Hapur ©

Xanax Order Online Canada

Lini një Përgjigje