Njeri

Nëse do të rritesh ushqehu me dritë,
me ëndrra përkundu e në mëngjes zgjohu,
gjatë mos fli.
Nëse do të mësosh si të bëhesh njeri,
qëndro i heshtur pa fjalë, duke dëgjuar,
ec, lëviz ngadalë, duke menduar,
përreth teje do të ketë gjithmonë të tjerë,
disa njerëz, disa të mjerë;
dëgjoji, kuptoji, fali, sërish kuptoji!
Jo të gjithë ndjekin të njëjtin rrugëtim,
disa ushqehen me dritë,
të tjerët dritën e fikin pa pushim!
Ti dëgjoji, kuptoji, fali, ndriçoji!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.