Njeriu, njeriut!

Njeriu, njeriut!
Një dorë mbi xhamat e ciflosur, që kërcasin më fort se krisma e shpirtit të burgosur.
Një zë i shtruar, i duruar, në rrëpirën e përbuzshme të pafuqisë.
Një derë, një udhë, një strehë, një shteg.

Njeriu, njeriut!
Sot nga dje, pa asnjë “sepse”;
Këmbëzbathur, shpinë-rënduar, duar-ashpër,
Veçse:
Shpirt-lëshuar.
Zemër-falur.
Përkushtuar.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.