Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Njeriu që jam

Ndoshta ti nuk më shikon qartë! Më shikon përzgjedhës, përjashtues, të ftohtë, gjykues! Shikon tek unë veç njeriun që lexon, që shkruan, që mendohet një herë, dy herë, tre herë, më shumë herë-herë përpara se të artikulohet. Shikon tek unë kornizat që do doje të kishe ti, por nuk shikon asnjëherë se konturi im ka plasaritje pa fund.
Më pëlqen dhe mua të bërtas, të qesh aq sa të gjithë të mbyllin veshët për të mos u shurdhuar, të ngërdheshem, t’u ngërdheshem të gjithëve për gjithshka, edhe për mendimet e mençura; vetëm se s’më pëlqejnë mua. Më pëlqen të dëgjoj muzikë që nuk ka asnjë nuancë arti, të them fjalë që nuk i përshtaten fjalorit tim, të mendoj mbrapsh veçse më vjen mua për shtat.
Ja kështu! Të gjitha këto i bëj dhe unë në vetveten time, në zullumnajën e mendjes sime. Kornizat e plasaritura një ditë ditë do të plasen cep më cep. Ti veç prit, prit të shikosh njeriun që jam, jo atë që ti do.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: