Nuk di si

Unë dora, ti zemërimi,
Unë zëri, ti tërbimi,
Unë fryma, ti zhgënjimi,
Unë shpirti, ti mallkimi.
Nuk di si, kur dhe as përse u gjendëm të dy në këtë ferr,
Nuk di si dita u bë terr e u përplasëm tek ky teh,
Nuk di si qëndrojmë në zi e sërish shihemi përbri.
Nuk di si hesht çdo hap që hedh e sërish kriset toka kur shkel.
Nuk di si gjumi më merr e sërish në heshtje mes ëndrrash dyert ti i shemb!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.