Para agimit

Mëngjesi më ngjan me kohën më të përshtatshme për të nxjerrë qenin shëtitje. Në të pagdhirë të tij, bota është ende duke fjetur, bashkë me të dhe hallet e saj. Gëzimet jo, ato janë tjetërkund duke vallëzuar e u hedhur përpjete – siç mund të “hidhesh përpjetë” veçse nga gëzimi. Tani po kuptoj përse, ndoshta, gjithmonë zgjedh orët para se të agojë për tu nisur me pushime. Është iluzioni se po largohem për “tjetërkund” e njerëzit po i le, të paqtë, në gjumë. Më ngjan më së shumti me një #arratisje, nga ato të historive aventureske. Alprazolam Buy Online India Sakaq, në një pulitje sysh, gjithshka ndryshon, bota lëviz. http://mooreandbuckle.com/new-online-shop-launched/ Autobuzat ikin dhe njerëzit nxitojnë për të fituar sfidën, kujdestarët e rrugëve e rrugicave marrin jetë krejt papritur, si të kishin qënë murale deri para pulitjes së syve. Qepenët e shitoreve hapen; buka, bylmeti, kafeneja e kështu me rradhë, merr formën e saj te zakonshme jeta; ajo pas agimit.

http://prestigewindowssunrooms.com/your-team/chris/

Dyert Hapur ©

Lini një Përgjigje