Parfumi

Jam unë, si i marrë të kërkoj në çdo letër, në çdo gërmë, në çdo korridor të çdo godine. Jam unë, i qartë se nuk mund të të gjej përreth vetes, në fytyrat e të tjerëve. Jam unë, si i dehur i shkoj nga pas aromave që lëshojnë kalimtare të rastit, rrugëve, rrugicave. Jam unë, i magjepsur lidhem për fyti me shkëndijat kimike që përplasen me shqisën time të nuhatjes e më ngjall aromën e fundit që më le pas ti. Ishte pikërisht parfumi yt, ajo ç’ka mbetet prej tij pas një dite me shi, ajo ç’ka përzjehet në ajër kur era fryn nga puhiza në puhizë. Parfumi yt ishte fundi, prej tij nisi fillimi!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.